119 kilogramë kokainë e pastër nga Ekuadori. A kishin dijeni pronarët e BANA KING? Arrestohet menaxheri i kompanisë
Kokainë e pastër nga Ekuadori në kamionët e BANA KING. Një rrjet mafioz vepron në linjën Shqipëri-Amerikë Latine, ku mafia shqiptare qarkullon qindra milionë euro dhe me pas i kthen në para të pastra në hapje biznesesh apo në ndërtime në Tiranë.
Pikëpyetje e madhe në këtë rast është ngritur për faktin që shoferi nuk njoftoi policinë, por sistemoi arkat me banane, mbylli kamionin dhe njoftoi kolegët se i ishin shpuar dy goma.
Policia dyshon se dhe gomat mund të jenë shpuar kastile ose nga grupi me maska.
Kokaina e fshehur në shtatë arka u gjet me 30 dhjetor brenda një kontenieri bananesh të kompanisë ‘BanaKing’. Prokuroria ngriti dyshime të forta gjatë seancës së sotme për përfshirjen e Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu në trafikun e drogës.
Kur polici ndërhyri, zbuloi se në 7 arka ishin fshehur në pjesën e poshtme të tyre, 100 pako me lëndë narkotike kokainë. Kontejneri me banane kishte ardhur nga Ekuadori, ndersa ne Itali autoritetet kishin konstatuar se i mungonte plumbcja. Pasi e kanë ndërruar, kontejneri ka vijuar rrugën për në Shqipëri deri në ambientet e kompanisë Bana King.
Sipas dosjes, me datë 28 dhjetor 2021 në orën 18.30 shoferi Hasan Saliaj ka shkuar me kamionin me targa AA126 RE në portin e Durrësit për të marrë konteinerin me banane që kishte ardhur nga Ekuadori në portin Gioa Tauro në Itali me destinacion final ambientet e kompanisë Zico në Vaqarr. Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, shoferi ka deklaruar se 4 persona të maskuar e kanë kërcënuar, e se për 30 minuta kanë kontrolluar kamionin, duke e kthyer përmbys, por janë larguar pa marrë asgjë.
Prokuroria ka dyshime të forta se pas menaxherit të arrestuar fshihet dikush më lart se ai, pasi i arrestuari nuk mund të kishte garanci nga organizatorët që të nisnin kaq shumë kokainë.
KOHA JONË SONDAZH

