Koordinatori i LSI, Aldi Fusha: Rrugët e Rilindjes prishen ende pa u përuruar
Koordinatori i LSI-së në Farkë, Aldi Fusha ka reaguar për situatën e rrugëve në Shqipëri. Teksa ka publikuar disa fotografi, ku njëra është nga postimi i kryeministrit Edi Rama në 2017 ku lajmëroi me bujë përfundimin e Unazës së Madhe, në segmentin TEG-Farkë.dhe të të tjerat si janë rrugët në të vërtetë.
Postimi i plotë:
Rrugët e Rilindjes prishen ende pa u përuruar❗
👉Sapo kishte nisur mandatin e dytë, në dhjetor 2017, kryeministri lajmëroi me bujë përfundimin e Unazës së Madhe, në segmentin TEG-Farkë.
Sot, po troket shkurti 2021 dhe ai segment i përfunduar nuk është hapur kurrë. 🚧Ato 4 kilometra të asfaltuara, presin zgjedhjet e rradhës që të përdoren, sepse me këtë qeveri gjithçka është propagandë.
4 vjet mospërdorimi dhe mungesë mirëmbajtjeje kanë sjellë shkatërrimin e saj.
Çarje, dëmtime dhe rrëshqitje dheu na tregojnë modelin e punëve rilindase.
4 vjet, 4 kilometra flenë gjumë. Rruga është bërë për t’u ndërtuar nga e para.
Vaj medet Rilindje!
Boll më me propagandë e punë për fasadë. 📍
Vendit i duhet një qeverisje e përgjegjshme. Nga 25 prilli, nisim shtrimin e rrugës së shpresës. Rrugën e punësimit, mirëqënies dhe zhvillimit.
Rrugët e Rilindjes prishen pa u provuar.
#ShqiperiaShtepiaJuaj 🇦🇱