13 minuta zgjat seanca në Kuvend, votohen me 73 vota ndryshimet në qeveri

13 minuta zgjati seanca e parë për vitin 2024 në Kuvendin e Shqipërisë, që nisi me himin kombëtar dhe u shoqërua me bilbila, kaos nga ana e deputetët të grupit Berisha-Bardhi. Me 73 vota pro të maxhorancës janë miratuar ndryshimet e reja në qeverinë ”Rama 3”.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që Garda të dalë jashtë dhe thirrja e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla është që deputetët e PD-së të ulen në karrige dhe që Presidenti Bajram Begaj të mbante fjalmin për qytetarët, por kjo gjë nuk u arrit.

“Çfarë janë këta, për çfarë i ke sjellë këtu? Nxirri jashtë këta, nxirrni jashtë gardën”,-u shpreh Bardhi mes të tjerash. Kjo sjellje u pa edhe nga ambasadorët e huaj në vendin tonë, si ai i BE-së, Britanisë së Madhe dhe i Gjermanisë. Të vendosur në lozhe ata vëzhgojnë zhvillimet.

Ministrat e rinj dhe votimi në Kuvend:

1-Elva Margariti, 73 vota pro shkarkimit si ministre e Kulturës, asnjë kundër, asnjë abstenim.

2-Ervin Mete, 72 vota pro u shkarkua si ministër i Ekonomisë, ndërsa emërimin te Financat mori 73 vota.

3-Blendi Gonxhe ministër i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit me 73 vota pro.

4-Adea Pirdeni me 73 vota pro si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

SHKARKO APP