Një 13-vjeçar dyshohet se humbi jetën nga Tik-Toku. Ministrja status: Kujdes fëmijët!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik.

13-vjeçari nga fshati Golem i Madh i Lushnjës, i cili u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga familjarët pasditen e së shtunës  dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një sfidë që realizohet në aplikacionin në Tik-Tok. Por akoma janë dyshime që po hetohet.

Mësohet nga BW se ai shkruante se “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”. Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”. Edhe pse nuk ka një version zyrtar të policisë për ngjarjen, ajo çfarë tregojnë jashtë kamerës shokët e të miturit, mësohet se Arjeti ishte një nxënës shembullor dhe zëvendës senator i klasës, por një përdorues shumë i rregullt i rrjeteve sociale.

Shokët dhe shoqet e klasës se tij mëngjesin e se dielës kanë vendosur lule ne bankën e 13-vjeçarit, ndërsa media nuk është lejuar të xhirojë brenda ambienteve të shkollës. Ndërsa opinioni në fshatin Golem është i tronditur nga ngjarja e rëndë që shënohet fill pas vrasjes në Fier të Mateos 8-vjecar nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi shprehet e shqetësuar dhe jep alarmin për ngjarjen në Lushnje, aty ku një 13-vjeçar humbi jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social Tik-Tok. Kushi vë në dukje përgjegjësinë e shkollës dhe familjes në këtë aspekt, si edhe theksoi nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Postimi i plotë

URGJENTE!

Jam e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!

Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme.

Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!

SHKARKO APP