137 rusë të dëbuar nga 23 vende
Shtëpia e Bardhë, përmes një postimi në Instagram, tregon bilancin e rusëve të dëbuar nga partnerët e saj, ku përfshihet edhe Shqipëria, që dëboi dy diplomatë rusë ditën e hënë.
“Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Siatëll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram.
Shqipëria dëboi Vladislav Filipovin, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashovin, sekretar i parë i Ambasadës. Vendimin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin.
https://www.instagram.com/p/BgzmALpAvGb/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_logged_in_control
KOHA JONË SONDAZH

