14 krimet që përgjakën vendin/Nga 28 nëntori deri në 1 janar, çdo dy ditë nga një vrasje

Muaji dhjetor 2020, është periudha më e nxehtë e vitit të shkuar, e cila u mbyll me një bilanc lufte, për sa i përket numrit të personave të vrarë. Brenda një periudhe një mujore në Shqipëri kanë ndodhur 13 vrasje dhe një atentat mafioz, ku i plagosur rëndë mbeti Aleksandër Deda.

Beniamin Bozhanaj, 27-vjeç i sapo kthyer nga Italia, ku kishte vuajtur dënimin për trafik droge u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi. Dy autorët, e prisnin të fshehur pas pemëve në Dukat, dhe në momentin që shënjestra e tyre është shfaqur janë hedhur në sulm. E vetmja pistë ku janë bazuar hetuesit është ajo e larjeve të hesapeve të drogës.

Xhulio Prela, efektiv i forcave të ndërhyres së shpejtë në Shkodër u ekzekutua në aksin Lezhë-Milot. 26-vjeçari kthehej nga Rinasi, kur dyshohet se iu bë shenjë të ndalonte makinën e me pas të qëllohej për vdekje me 3 plumba pistolete.

Andi dhe Martin Olldashi, janë gjetur të vrarë në një kanal vaditës në fshatin Zvirinë në Maliq dhe dyshohet se janë vrarë me katër plumba. Dyshohet se trupat e tyre kanë qëndruar tre ditë. Mësohet se ata janë vrarë në ditën kur janë larguar nga shtëpia.

Anton Keli sapo kishte parkuar makinën. Pikërisht në këtë vend autorët i kishin zënë pritë dhe qëlluan në drejtim të tij 6 herë me pistoletë, ndërkohë që 6 plumba e kapën në trup. Vrasja që ndodhi në Rrëshen nuk ka akoma një autor.

Vangjel Polovina zbrazi një karikator të tërë mbi trupin e viktimës, Ajet Guneli. Autori dhe viktima, ishin ulur të dy bashkë për të pirë kafe në lokalin pranë liqenit të fshatit Gjuraj në Berat. Të dy, kanë debatuar fillimisht pasi Polovina kishte shkuar të kërkonte llogari nga Guneli, sepse pretendonte se ky i fundit e shante dhe e ofendonte çdo ditë.

Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi dolën për gjueti në Maqellarë, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”. Xheleshi, 18-vjeç, nga pakujdesia dhe nga mjegulla e dendur në zonë qëlloi me çifte shokun e tij, 27-vjeç duke e plagosur rëndë. Gjakderdhja e shumtë bëri që i riu të vdiste pa marrë ende ndihmën e nevojshme mjekësore.

14 ngjarjet

1) Ritvan Ramazani në 28 nëntor 2020
2) Faslli Bezhani në 1 dhjetor 2020
3) Aleksandër Deda në 1 dhjetor 2020 i plagosur rëndë
4) Xhulio Prela 5 dhjetor 2020
5) Klodian Rasha 8 dhjetor 2020
6) Martin Olldashi 10 dhjetor 2020
7) Andrea Olldashi 10 dhjetor 2020
8) Anton Keli 15 dhjetor 2020
9) Ajet Guneli 17 dhjetor 2020
10) Gentian Kosiqi 17 dhjetor 2020
11) Roland Biceri në 20 dhjetor 2020
12) Kristina Bardhi në 31 dhjetor 2020
13) Zhaneta Metani në 31 dhjetor 2020
14) Lavdi Zvezhda në 1 janar 2020

SHKARKO APP