14 Maji, Alibeaj në kërkim të kandidatëve. 3 skenarët e propozuar nga deputetët

Afati për të dorëzuar listat finale me kandidatët për kryetarë bashki pranë KQZ-së skadon mesnatën e 26 Marsit, dhe gjetja e emrave është një tjetër sfidë për PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Në mbledhjet e zhvilluara me grupin parlamentar dhe strukturat e tjera që njihet prej Alibeajt, janë bërë tre propozime. E para që të kandidojnë vetëm me anëtarët e këshillave, pa vendosur kandidat për kryetar bashkie, duke i lënë hapësirë në këtë mënyrë kandidatëve të primareve garojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Propozimi i dytë është që të vendosen kandidatë vetëm në disa prej bashkive. I treti i cili mbështetet fuqimisht nga Alibeaj dhe deputetet që mendojnë si ai, është kandidimi në të 61 njësitë vendore.

Është Kryesia ajo që jep fjalën e fundit sesi PD-ja e Alibeajt do të shkojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, dhe deputetët mund të shkojnë drejt një votimi për të zgjedhur se cili skenar do të jetë më i përshtatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit, në një kohë që PD vijon të jetë e përçarë.

17 emrat e kandidatëve për kryetar bashkie, deri më tani

Bashkia e Vaut të Dejës-Klomentina Drini
Bashkia Patos-Pranvera Rizai
Bashkia Mallakastër-Agron Kapllanaj
Bashkia Dibër-Naim Gazidede
Bashkia Krujë-Sabah Sheta
Bashkia Lezhë-Sandër Marku
Bashkia Kamzë-Bilbil Bajraktari
Bashkia Kuçovë-Ilirjan Koxhaj
Bashkia Poliçan-Florian Qamo
Bashkia Dimal-Dritan Sula
Bashkia Kurbin-Genc Doçi
Bashkia Fier-Eriselda Zotaj Çelaj
Bashkia Sarandë-Skender Muço
Bashkia Vorë-Ibrahim Bruka
Bashkia Librazhd-Bujar Vreto
Bashkia Korçë-Gjergj Gjata
Mirditë (i pazyrtarizuar)-Mark Ruçi

SHKARKO APP