14 Maji, Berisha mbyll derën e bashkimit: Ndahemi përfundimisht me ”Alibashën”
Dera e bashkimit me dyshen Alibeaj-Basha për 14 Majin apo edhe për bashkimin e PD-së, u mbyll përfundimisht nga Sali Berisha këtë të premte, ndaj të cilëve nuk i kurseu akuzat se janë të përfshirë në krim me Kryeministrin Rama.
“Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë”,-tha Berisha.
Nga ana tjetër, me shqetësim Berisha foli për rrënimin e standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve nga ana e qeverisë. “Nëse qeveria përdor administratën, që në këtë moment zgjedhjet nuk janë më zgjedhje. Rrënohen standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve, por ne jemi të vendosur të marrim pjesë”.