14 Maji, Berisha në Lushnje: Kandidatët e Ramës janë zgjedhur në mënyrë mafioze

Këtë pasdite, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka, dhe përcolli mesazhin se qytetarët më 14 Maj duhet të votojnë për të vendosur pluralizmin, pasi “Rilindja” sipas po i vjedh çdo ditë. Berisha tha edhe se borxhi në vend është dyfish më i madh dhe se paratë nuk shkojnë për të mbështetur shqiptarët, por për të mbushur llogaritë bankare të qeveritarëve dhe klientelës së tyre.

“Kandidatët tanë përballen me përfaqësuesit e monizmit, për të cilët nuk ka votuar asnjë shqiptar e socialist, janë emëruar mbi kritere mafioze nga Rama, njeriu që në 2 mandate ia doli të përqendrojë në duart e tij të zeza të gjithë pushtetet. Janë në duart e një njeriut, ky përdor pushtetin sipas interesave të tij dhe anti-qytetare.

Në 8 vite shqiptarët në dallim nga popujt e rajonit, kanë njohur një varfëri të frikshme. Sot ata kanë rroga e pensione më të ulta, vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike e marrin, është tirani e vërtetë, varfëri mbi këta njerëz. Sot krahasuar me 2013, buxheti dhe borxhi është dy herë më i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato para nuk përdoren për qytetarët, për fermerët e biznese por për të fryrë kontot bankare të fshehta, frigoriferë, oxhaqe të qeveritarëve shqiptarë, për ti ndarë me klientelët e tyre. Qytetarët kalojnë çdo muaj në vështirësi, 1 milion prej tyre ikën në 8 vite, 83% kërkojnë të ikin. Kurrë në asnjë rrethanë vendi nuk ka qenë dhe braktisur si në këto vite. Pasuritë e saj janë përrallorë, njerëzit janë punëtorë, pra më 14 maj qytetarët të votojnë dhe të vendosin pluralizmin”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?