14 Maji, Berisha: Rama i pashpresë me gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit
Në konferencën e përjashtme të së premtes me gazetarët në selinë blu, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë me gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit, për sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Ai tha se kupa tani është derdhur dhe se Ramën e pret fati i ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili përfundoi në burg.
“Rama sikur të mbledhë të gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit është i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet anti demokratike, lidhjet me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron “Alibasha-Brava”.
Me këtë start siguroj shqiptarët se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh. Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin veprime in extremis, të një njeriu të tmerrua, që rryma po e çon drejt McGonigal dhe që përpiqet të kapet në fije bari si ‘brava’ dhe ”Alibasha”. Tjetër është morali i Ramës dhe pengjeve të tij, tjetër është morali i shqiptarëve”, u shpreh Berisha.