14 Maji, Damian Gjiknuri: Në terren për ne rival politik është Berisha. Fitojmë 45-55 bashki

Edhe pse gjykata e rrëzoi Sali Berishën dhe njohu si PD zyrtare grupin e Alibeajt e Bashës, ka rritur besimin e Partisë Socialiste për një rezultat më të thellë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri pohon se PS-ja synon nga 45-55 bashki.

Ai thotë se në terren socialistët e prekin realitetin ndryshe nga sa vendosi drejtësia. “Alibeaj me të tjerët kanë njerëzit e tyre mbështetës. Unë nuk dua t’i zhvlerësoj por pjesa më e madhe e opozitës është rreth Foltores dhe kjo gjë është e dukshme“, shton Gjiknuri.

Ai nuk pranon që partia e tij të jetë përgjegjëse për gjendjen ku është sot Partia Demokratike. “Është spekulim të thuhet se PS ka futur hundët në gjërat e PD. Ne nuk kemi bërë rregulla që dobësojnë opozitën sepse e ka shumë kollaj me një koalicion dhe mund të konkurrojë“, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?