14 maji, Erion Braçe kritika PS-së: Kandidatët duhet të ishin bërë publike
Ish-zv/kryeministri socialist Erion Braçe, thotë se PS-ja është shumë vonë me publikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi do të duhet që t’i kishte bërë publike kandidatët. Ai thotë edhe se PS-ja duhet të hapet.
”Jemi vonë, duhet të ishin zgjedhur kandidatët, ka rol shumë të rëndësishëm kandidati, për më tepër kedhi dhe 3-4 opozita. Jemi vonë, kush duhet të jetë duhet të ishte bërë analiza, ti po, ti nuk do jesh kandidat dhe për një mandat tjetër.
PS duhet të jepet, përkundrejt shoqërisë, s’e kemi pretenduar që vetëm ata që janë në PS vlejnë për kandidat për të qeverisë Bashkinë, ka edhe element të tjerë, që i bëjnë mirë komuniteteve për të qenë kandidat dhe për të marrë përgjegjësi, përzgjedhja duhet të bëhet në komunitet dhe për të sjellë në PS për ajër të freskët”, tha Braçe.