14 Maji, kandidati i Alibeajt për Mirditën tërhiqet nga gara. Ruçi: Do mbështes Berishën

Një tjetër kandidat i PD-së zyrtare me Enkelejd Alibeaj kryetar të komanduar, është tërhequr nga gara e 14 Majit. Fjala është për Mark Ruçin, të cilin grupi i Alibeajt e kishte si kandidat për Mirditën. Ruçi ka dorëzuar dorëheqjen dhe do të mbështesë kandidatin e koalicionit Berisha-Meta Albert Melyshi.

”Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datëlindjes 20.08.1961 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë: Duke qenë kandidat për kryetar bashkie në Mirditë propozuar nga PD, për arsye personale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqem nga gara e zgjedhjeve të 14 Majit. Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen time për tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për kryetar bashkie në Mirditë”,-thuhet në letrën e Ruçit.

Alibeaj do të garojë me 14 kandidatë. Partia Demokratike zyrtare pritet të garojë në Dimal, Kuçovë, Dibër, Fier, Mallakastër, Patos, Gjirokastër, Këlcyrë, Tepelenë, Pukë Vau-Dejës, Kamëz, Tiranë, Finiq dhe Sarandë.

SHKARKO APP