14 Maji, KQZ certifikon rezultatin edhe për 13 kryebashkiakë të tjerë
Këtë të martë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 Majit për kryebashkiakë të rinj të zgjedhur dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në 13 bashki të tjera.
Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në bashkitë: Lezhë, Libohovë, Fushë-Arrëz, Vorë, Divjakë, Poliçan, Skrapar, Pustec, Këlcyrë, Tepelenë, Sarandë, Delvinë Konispol.
Deri më tani, është certifikuar rezultati për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendor në 23 prej bashkive të vendit. Opozita ka kontestuar rezultatin në disa prej këtyre bashkive, duke dorëzuar 12 kërkesa ankimore. Në Durrës, Tiranë, Kamëz, Pukë dhe Lezhë koalicioni ”Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërimin e votave për anëtarët e këshillit bashkiak.