14 Majit, PD-ja e Alibeajt ka 3 emra për Bashkinë e Tiranës

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, mblodhi këtë të premte Kryesinë e partisë. Kryesia ka propozuar edhe dy kandidatura për garën elektorale të 14 majit për Bashkinë e Tiranës. Përveç Rudi Erebarës, janë propozuar edhe Jonila Godole dhe Roland Bejko.

Kurse të shtunën do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura.

Rithemelimi ka prezantuar si kandidat për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçin, ndërsa të shtunën PS pritet të zyrtarizojë kandidatët e saj, ku për Tiranën Erion Veliaj është i sigurt drejt rikandidimit.

Pas vendimit të KQZ për të regjistruar PD-në me nënkryetar Enkelejd Alibeaj dhe duke refuzuar Sali Berishën, ky grup bëri thirrje për regjistrimin e kandidatëve të Rithemelimit nën siglën e PD-së zyrtare. Por kërkesa u refuzua vazhdimisht nga pala tjetër.

SHKARKO APP