14 pikat e Presidentit Meta, në interes të të gjithëve
Nga Ervis Iljazaj
Presidenti Ilir Meta ka bërë publike për mediat një draft me 14 pika që sipas tij ja ka paraqitur palëve politike dhe ndërkombëtarëve për të nxjerrë vëndin nga kriza dhe për ta kthyer atë në normalitet. Po ti lexosh të gjitha pikat e propozimit të Presidentit është e vështërirë të gjesh ndonjë kundërshti për përmbajtjen e tyre. Ato janë gjithëpërfshirëse, të drejta dhe në interes të Shqipërisë. Nëse ato merren seriozisht në konsideratë nga të gjithë aktorët dhe faktorët, të huaj apo vëndas, janë një përpjekje apo një mundësi e mirë për të rikthyer rendin politiko-kushetutes në Shqipëri, tashmë të prishur prej shumë kohësh.
Pa hyrë në detaje të të gjitha pikave, në thelb, ato fokusohen në tre qëllime kryesore.
E para, integrimin e opozitës përfaqësuese brenda sistemit politik dhe pjesmarrjen e saj në hartimin e rregullave të lojës për garën elektorale që do të zhvillohet në vitin 2021. Prej më shumë se një vit Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duke djegur mandatet gjenden jashtë insitucioneve duke i lënë të gjitha pushtetet mazhorancës. Sigurisht shumëkush mund të mendojë se gjendja ku ndodhet sot opozita është tërësisht si pasojë e veprimeve të saj, dhe ky është një opinion që qëndron. Mirëpo, edhe pse opozita prakitikisht me veprimet e saj i ka dorëzuar të gjitha pushtetet mazhoracnës, një fitore gjatë kësaj periudhe e ka arritur. Kjo kohë tregoi se, edhe pse opozita nuk mori pjese në zgjedhjet lokale, edhe pse jashtë institucioneve, shoqëria shqiptare nuk arriti të krijojë një opozitë tjetër. Edhe sot, PD dhe LSI përfaqësojnë pothuajse gjysmën e shqiptarëve. Në këtë kuptim, rregullat e lojës për garën e ardhshme nuk mund të përcaktohen pa pjesmarrejen e saj. Madje, nëse opozita do të braktiste tryezën e reformës zgjdhore do të bënte një gabim të madh për fatet e saj. Por, propozimet e Presidentit shkojnë përtej opozitës jashtë parlamentit. Ato parashikojnë me të drejtë dhe përfshirjen e deputetëve në parlament të cilët erdhën aty si pasojë e djegies së mandateve nga PD dhe LSI.
E dyta, në propozimet e Presidentit ka një vëmëndje të drejtë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ajo që kërkohet, është praktikisht zbatimi i Kushtetutës dhe frymës së saj, e cila që në gjenezë ka unanimitetin dhe gjithëpërfshirjen e palëve politike, pasi u votua me 140 vota në Parlament. Në asnjë nga pikat nuk përmëndet deformimi apo moszbatimi i saj, por përkundrazi, kërkohet pjesmarrja e opozitës jashtë Pralamentit në këtë proces. Në fakt, është në interes të Shqipërisë që Reforma në Drejtësi të ketë njohjen dhe dakortësinë e të gjitha palëve politike. Në të kundërt, ajo do të paragjykohet dhe do të konsiderohet si jo legjitime, ashtu sikurse ka ndodhur deri më tani, dhe do të humbasë efikasitetin e saj. Duket qartë se në opinion publik shqiptar, besimi të Reforma në Drejtësi është ulur ndjeshëm. Pritshëmria e madhe e fillimit, i ka lënë vëndin një skepcizmi të legjitimuar, pasi veprat e saj deri më tani kanë bërë pak ose aspak për ti mbushur mëndjen shqiptarëve se ajo do të funksionojë.
E treta, në propozimet e Presidentit ka një përpjekje për të krijuar një frymë politike bashkëpunese për të përshpejtuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Nje proces i cili ka humbur shumë kohë për shkak të konfliktit politik dhe klimës së tensionuar shoqërore dhe ekonomike që ai ka krijuar.
Për të gjitha këto arsye, 14 pikat e Presidentit të Republikës, jo vetëm që janë pika të mirëmenduara dhe të baraz peshuara ashtu sic i takon një Presidenti në një Repbulikë Pralementare, por janë dhe në interes të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politik.
Janë në interes të opozitës parlamentare, të asaj jashtë parlamentare, madje dhe në interes të mazhorancës, pasi pushteti i saj nuk mund të vijojë gjatë në këtë gjendje sic është konteksti politik sot. Por ajo që është më e rëndësishmja, ato pika janë në interes të Shqipërisë, sepse krijojnë kushte për një garë politike normale, për një drejtësi të pranueshme dhe të pakontestueshme dhe një klimë shoqërore jo të tensionuar. Pastaj, në zgjedhjet parlamentare të 2021, le të fitojë më i mirë sipas gjykimit të shqiptarëve.