15 ditë pa asnjë viktimë në Shqipëri, vetëm 55 raste aktive nga Covid-19

Për fat të mirë, prej 15 ditësh Shqipëria nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19. Shifrat e mujave të fundit publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, kanë treguar se kemi një situatë të qëndrueshme dhe fitimtare për vendin.

Që prej 22 qershorit numri i vdekjeve ka mbetur në zero. Po ashtu edhe rastet aktive janë përgjysmuar përgjatë dy javëve të fundit. Më 22 qershor Ministria raportonte për 100 raste aktive në vend, kurse sot numërohen vetëm 55.

Pavarësisht shifrave premtuese, ekspertët e shëndetësisë vazhdimisht këmbëngulin se pandemia nuk ka ikur, por duhet bërë kujdes për shkak të varianteve, sidomos atij “Delta”, dhe shtimit të lëvizjeve për shkak të sezonit veror.

Thirrja e tyre është vaksinimi anti-covid.

SHKARKO APP