15 kushte nga BE-ja/Meta pret në Presidencë kryenegociatorin për Integrimin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mësohet se do të presë në një takim në Presidencë, kryenegociatorin për Integrimin në BE, Zef Mazin. Takimi do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00.

Mazini do të jetë në krye të grupit që do të zhvillojë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mazi dhe Meta pritet të diskutojnë në lidhje me 15 kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

Parlamenti Europian miratoi javën e shkuar rezolutën me 15 kushte të kërkuara nga Partitë Popullore Europiane. Këto kushte Shqipëria duhet t’i përmbushë përpara se të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare.

SHKARKO APP