15 kushtet e PE për Shqipërinë, Meta: Rrezikojmë të kthehemi pas me integrimin!

Presidenti Ilir Meta teksa i pyetur në konferencë në lidhje me amendamentin e miratuar nga Parlamenti Europian me 15 kushtet për Shqipërinë, theksoi se është e nevojshme plotësimi i këtyre pikave, pasi rrezikohet kthim pas.

“Mendoj se kjo është një çështje e vjetër, në kuptimin e faktit se kushtet janë aty prej vitesh. Duke nisur me krye kushtin e parë dhe të pakalueshëm, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. U bë 4 vite që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe nga Bundestagu gjerman çështja e zgjedhjeve.

Duke nisur nga hetimi i zgjedhjeve lokale në Shijak e Dibër. Kushtet kanë qenë aty, janë këtu dhe duhet urgjentisht të përmbushen në mënyrë që vendi të ketë mundësi reale në një të ardhme të shpejtë që të hedh hapa para. Përndryshe me metodologjinë e re të BE, rrezikojmë të kthehemi pas në drejtim të procesit të integrimit europian që do të ishte dënim i pamerituar për popullin shqiptar”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?