15 kushtet e PE/Shehu: 4 hapat sesi Rama rrënoi Integrimit
Europa ka vënë 15 kushte për Shqipërinë në rrugën tonë drejt Integrimit. Ish-ministri Tritan Shehu, në një reagim për këtë situatë të rëndë, shpjegon me 4 hapa sesi qeverisja e kryeministrit Edi Rama, shtoi kushtet dhe mbylli dyert e vendit drejt BE-së. ”Kjo është e verteta, që sado e hidhur qoftë, duhet thënë qartasi, me zë të larte, kudo se ndryshe ata që mbasi krijuan këtë situatë tragjike prej 7 vitesh keqqeverisje e na reshtuan të fundit edhe mbas Maqedonisë së Veriut”.
Postimi i plotë
“Dielli nuk fshihet me shoshe”!
Ata qe kerkojne te zhbejne te verteten e hidhur te 15 para kushteve te celjes se negociatave duhet ta kuptojne se nuk mund ta “fshehin” ate; “dielli” ndricon fort. Per te kuptuar ku jemi e sa terren kemi humbur gjate Qeverisjes Rama ne raport me integrimin, po ju rendis vetem kater piketa:
-Me 2014/2018 ne duhet te plotesonim ne princip Kriteret e Kopenhagenit, gje qe jo vetem nuk u realizua por perkundrazi.
-Keshtu me 2019 u shtuan edhe 15 kritere te tjera nga Parlamenti Gjerman, te detyrueshme keto per voten gjermane ne Keshillin e Europes. Ne fakt eshte ky Keshill dhe jo Komisioni qe vendos per hapjen e negociatave.
-Keshilli i Europes i miratoi keto kerkesa ne tetor 2019.
-Vendimi i fundit aspak i zakonshem i Parlamentit europian per zbatimin e te njejtave 15 para kushte para fillimit te implementimit te negociatave, eshte i detyrueshem per Komisionin dhe ka gjithashtu edhe pasoja buxhetore.
Kjo eshte e verteta, qe sado e hidhur qofte duhet thene qartasi, me ze te larte, kudo se ndryshe ata qe mbasi krijuan kete situate tragjike prej 7 vitesh keq qeverisje e na reshtuan te fundit edhe mbas Maqedonise se Veriut, duke tentuar ta fshehin “diellin” se i djeg fort, ne fakt do te na largojne edhe me tej nga Europa jone po nuk u ndalen.