15 milion euro nga KE, Rama: Ndihmë e parë, presim ende nga BE-ja

I kthyer nga Samiti i NATO-s, kryeministri Edi Rama mblodhi edhe këtë të enjte Këshillin e Ministrave. Dje u bë e ditur se Komisioni Europian do të japë 15 milion euro për Shqipërinë, pas tragjedisë nga tërmeti shkatërrues.

Fondi sipas kreut të qeverisë, nuk do të jetë ndihma e vetme e BE-së për Shqipërinë, duke iu përgjigjur kështu kritikave në këtë drejtim dhe duke treguar se qeveria është me sy nga Europa për të siguruar fondet për rikuperimin e situatës në terren, ku mijëra ndërtesa u shembën.

“KE ka dedikuar një fond 15 mln euro të menjëhershëm nga portofoli i komisionerit që mori stafetën nga komisioneri Hahn, është një transh i parë i emergjencës që është dhënë duke kapërcyer të gjithë proceset burokratike në komision dhe nuk është kjo ndihma financiare e BE. U hodhën përpjetë spektatorët që u shërbëjnë telespektatorëve duke folur marrëzira. BE, KE po punon intensivisht me ne edhe për dy mekanizma të tjerë, së pari për t’iu përgjigjur kërkesës sonë për të rialokuar të gjitha fondet e IPA për rindërtimin, fondet IPA të destinuara apo planifikuara në një transh dhe tjetra mekanizmi i solidaritetit për raste emergjencash natyrore e BE. Nëse për të parin duhet thjesht një proces i brendshëm politik brenda në Komision, për të dytin duhet të mblidhen të gjithë të dhënat. Pa të dhënat nuk ka si bëhet. Të dhant po mblidhen intensivisht edhe me ndihmën e KE”.

SHKARKO APP