15 vjetori i laboratorit gjerman. Veliaj dhe Presidenti gjerman vizitë në gjimnazin “Sami Frashëri”

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan pasditen e sotme ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”, me rastin e 15 vjetorit të laboratorit të gjuhës gjermane.

Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri” i dhuroi Presidentit gjerman një certifikatë mirënjohjeje për bashkëpunimin në projektin gjerman që gjimnazi ofron.

Kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman panë nga afër ekspozitën e realizuar nga nxënësit “Shkolla në kohën e Komunizmit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier shoqërohej edhe nga përfaqësues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (Ryco) si dhe përfaqësues të GIZ Albania.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?