15 vjetori i pavarësisë, Presidenti Begaj pritet nga Albin Kurti. Biseda fokusohet se dialogu me Serbinë

Në kuadër të 15-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Kosovës. Kreu i shtetit është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa më parë gjatë ditës është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidenti Begaj e uroi Kryeministrin Kurti për 15-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe përshëndeti arritjet e Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës, në respekt të plotë të angazhimeve të marra 15 vjet më parë.

Duke u ndalur tek dialogu Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj vlerësoi domosdoshmërinë e vijimit të këtij dialogu dhe e siguroi Kryeministrin Kurti, se Shqipëria do të jetë krah Kosovës dhe institucioneve të saj në të gjitha sfidat dhe përpjekjet për të zënë vendin që meriton në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare e rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin shumë të mirë e strategjik midis dy shteteve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat, në dobi të marrëdhënieve ndërshtetërore por edhe të bashkëpunimit kombëtar, si në rajon ashtu edhe në diasporë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?