Nis braktisja e Rilindjes, 150 anëtarë të PS i bashkohen LSI

Socialistët kanë vendosur të distancohen hapur nga Rilindja dhe modeli qeverisës i Edi Ramës. Ditën e sotme, më shumë se 150 anëtarë të PS në Tiranë vendosën të bëhen pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke dëshmuar kështu nisjen e një hemorragjie të madhe nga anëtarësia e Rilindjes.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mori pjesë sot në takimin e Njësisë Nr.1 në Tiranë, ku falenderoi 150 anëtarë dhe ish-anëtarë të Partisë Socialiste që ju bashkuan Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke ju uruar mirëseardhjen në këtë partie, Kryemadhi u shpreh se beteja që sot kanë shqiptarët nuk është kundër një individi apo vetëm një partie, por kundër një sistemi korruptiv që po dëmton vendin.

“Ju falenderoj që morët një vendim për t’u shkëputur nga një parti dhe marrëdhënie që nuk ekziston. Edhe unë jam socialiste, nuk jam anëtare e rilindjes. Socialiste do të thotë të ndash energjinë dhe pozitivitetin me miqtë dhe me shokët. Unë e mora vendimin për të qenë socialiste e lirë dhe bashkë me shumë të rinj e të reja krijuam LSI. Sot shumë të rinj dhe të reja mbasi ndihen të asfiksuar marrin një vendim për t’u shkëputur nga zinxhirët e Edi Ramës dhe rilindjes. LSI i ka dyert e hapura për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij.- deklaroi kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama në këto 4 viteve nuk ka bërë asgjë për qytetarët dhe aq më pak për socialistët e ndershëm dhe të vërtetë. Gjatë fjalës së saj me banorët e njësisë Nr.1 në Tiranë, Kryemadhi tregoi edhe bisedat që ajo bën me socialistët e thjeshtë, të cilët i thonë se qeveria nuk ka bërë asgjë në këto 4 vite.

Në këto 4 vite që ky zotëria kishte gjithë tepsinë dhe kusinë. A i rriti pagat, ai i ktheu shqiptarët nga emigracioni, arriti mundësinë për të punësuar të rinjtë, a uli taksat?! Kur takoj socialistet, ata thonë: Monika kemi 4 vjet që dëgjojmë premtime, premtime dhe zero realizime. Flet për projekte 3D, por ne nuk paguajmë dot faturën e dritave, vjen dhe të pret dritat. Nuk kemi mundësi të paguajmë ilaçet. Kemi frikë të flasim për rritjen e çmimit të ilaçeve. Nuk jetohet me frikë”, tha Kryemadhi.

Krymadhi tha se shqiptarët do ta përmbysin Ramën jo si individ, por si sistem.

“Do ta përmbysim, jo Edi Ramën si individ, por si sistem, si mentalitet, që mos ti shkojë më në mendje, jo vetëm Ramës por të gjithë ata që duan të bëhen si Rama, që raste të tilla të mos vijnë më.  Të punojmë çdo ditë që të rinjtë mos ikën nga Shqipëria, por të jetojnë këtu”, u shpreh Kryemadhi.

SHKARKO APP