16 shtetas të huaj marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Reflektojmë për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë

Shtetas të huaj, profesionistë në fusha të ndryshme, zgjedhin Tiranën për të ndërtuar jo vetëm karrierën e tyre, por edhe për të jetuar. Të tillë janë edhe 16 shtetasit më të rinj që morën nënshtetësinë shqiptare dhe u betuan përpara kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj u shpreh se sot është shumë e rëndësishme të reflektojmë për bashkëjetesën në komunitet.

“Teksa për të tjerët do flas për fqinjësinë, për ju do të flas si bashkëqytetarë, sepse tani ndajmë të njëjtën kombësi, të njëjtin qytet, të njëjtat aspirata, dhe jemi pjesë e një misioni që quhet “Misioni Shqipëria”, për ta bërë këtë vend, jo vetëm kozmopolitan, por edhe një vend evropian e të modernizuar”, tha ai.

Veliaj u shpreh se kohët që po jetojnë na kujtojnë se sa e rëndësishme është fqinjësia e mirë dhe ruajtja e saj

SHKARKO APP