17 deputetë bojkotuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Açka: Do i japim PD-së një kryetar dinjitoz
Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Açka tha se janë zgjedhur 8 anëtarët e Komisionit Zgjedhor duke i hapur rrugën edhe zgjedhjes së kryetarit të ri të PD. E pyetur për bojkotimin e 17 deputetëve të PD-së, Açka tha se kushdo ka të drejtë të mendojë ndryshe, por është shumica ajo që vendos.
”Zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit Zgjedhor. Procesi të mos ndalet por të vazhdojnë, të gjitha strukturat do të garantojnë proces transparent. Do i japë PD-së një kryetar dinjitoz. Është një këshill në funksion dhe do të marrë vendime të tjera të rëndësishme.
Çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtën të mbajnë qëndrimin e tyre. Sekretari i përgjithshëm ka kërkuar të mblidhet Këshillin Kombëtar.
Bardhi, si një njeri që e dua dhe e çmoj shumë. Më vjen keq që ju e quani refuzim, por kjo nuk nënkuptoj që partia ka luksin të humbë ndonjë anëtar të saj. Partia jonë ka qenë pjesë e këtyre institucioneve”,-tha Açka.