17 Maji të “shpallet” si dita e përkujtimit të krimeve kundër Kulturës

1 vit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, sot në vendin e zbrazur u vendosën lule dhe një shirtit skenë krimi. Anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të cilën morën pjesë në rezistencën më shumë se 1-vjeçare, por pa mundur të shpëtojnë godinën e Teatrit, propozuan që 17 maji të shpallet dita e përkujtimit të krimeve të Kulturës.

”Sot më 17 maj 2021, një vit pas shembjes së Teatrit Kombëtar ne si qytetarë, aktivistë, intelektualë të angazhuar në jetën shqiptare përkujtojmë ditën kur shteti ligjor u vra nga pushteti. Korrupsioni kokë e këmbë në një projekt mafioz, arroganca në vendimmarrje pa konsultim me qytetarët dhe dhuna në ushtrimin e vendit dëshmuan qartësisht se diktatura është instaluar fort në Shqipëri. Prej këtij sheshi shpallim 17 majin si ditën e përkujtimit të krimeve kundër kulturës. I bëjmë thirrje SPAK, Prokurorisë dhe gjykatës që po shqyrtojnë çështjet për teatrin, në mënyrë të veçanti Gjykatës Kushtetuese që me 3 qershor 2021 të gjykojnë bazuar në Kushtetutën e vendit”.

SHKARKO APP