17 Shkurti, kryeministri Rama poston foto nga NewBorn në Prishtinë: Vigjilje Feste Pavarësie

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka postuar në Facebook foto nga zbukurimet që po bëhen në monumentin ”NewBorn” me rastin e 17 Shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës. “Vigjilje Feste Pavarësie”, shkruan Rama.

Dita e Pavarësisë së Kosovës festohet çdo vit më 17 shkurt. Kjo është një festë e luftës së gjatë të kombit për shpalljen e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.

Logoja e sivjetme për shënimin e ditës së pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt është: “Gjashtëmbëdhjetë Kosovë, ne të dalim zot!”.

SHKARKO APP