18 shtetas të rinj marrin kombësinë shqiptare, Erion Veliaj: Tirana, vendi i 144 kombësive të ndryshme

Ky vit do të jetë i veçantë, jo vetëm për Tiranën si Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe për 18 shtetasit më të rinj, të cilët u betuan përpara kryebashkiakut Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Qytetarët që zyrtarisht morën nënshtetësinë shqiptare ishin kryesisht nga Turqia, Serbia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Libia.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky është një vit special për Tiranën. “Pavarësisht moshës, ditëlindja juaj me shtetësinë shqiptare është sot. Por, përtej humorit, dua që, pasi kemi kaluar këto situata shumë të vështira, të kemi një kohë për të qenë më shumë bashkë, ku secili prej jush bëhet pjesë e komunitetit të shqiptarëve të rinj e të vjetër”, theksoi ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se tashmë në Tiranë jetojnë 144 kombësi të ndryshme nga e gjithë bota.

SHKARKO APP