19 gra e fëmijë shqiptarë dalin nga kampi i ferrit, mbërrijnë në atdhe. I pret Rama

Pas shumë përpjekjesh, nga kampet e ferrit në Siri kanë dalë edhe 19 gra e fëmijë shqiptarë. Një charter i paguar nga qeveria shqiptare me 19 fëmijë dhe gra të nxjerrë nga kampi Roj në Siri, kanë mbërritur në Rinas mëngjesin e kësaj të diele dhe janë pritur nga kryeministri Edi Rama.

Mësohet se në aeroportin e Libanit ishte për t’i pritur ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi.

Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Gledis Nano drejtor i antiterrorit shqiptar dhe kolegun Indrit Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak përpara nisjes fillimisht në Damask, ata patën një konferencë për shtyp me autoritet kurde të qeverisjes vendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?