19 viktima në Bosnje Hercegovinë, presidenti Begaj: Solidarizohem me qytetarët e prekur rëndë
19 viktima janë shënuar në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur një mesazh ngushëllimi për viktimat në nga moti i keq në Bosnje Hercegovinë.
Në një postim në X, kreu i shtetit solidarizohet me qytetarët e prekur nga katastrofa në Bosnje Hercegovinë.
“Isha thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për viktimat e përmbytjeve dhe disa dhjetëra të zhdukur në rajonin e Jabllanicës dhe zona të tjera në Bosnje-Hercegovinë. I shpreh ngushëllimet e mia Presidentit Beqiroviq dhe familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore! Bashkoj lutjet e mia me ato të popullit shqiptar dhe solidarizohem me qytetarët e prekur rëndë nga kjo katastrofë”, shkruan Begaj.