19-vjeçarja iku pa u bërë nuse, flakët i dogjën ëndërrat përjetë

19-vjeçarja Daniela Gjoka ishte në përgatitjet e fundit për dasmën që do bënte në gusht, por flakët nga shpërthimi i bomblave të gazit i shuan përjetë ëndërrat, duke e ndarë nga jeta në lule të rinisë.

Ajo ishte një prej të plagosurave nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, dhe nuk ka mundur ta fitojë luftën me vdekjen. 19-vjeçarja ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen.

Daniela ndërroi jetë në spital pasi u dërgua atje për mjekim të specializuar së bashku me nënën e saj Alketa Gjoka, motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç. Kjo ngjarje tragjike është një alarm për tregtimin e bombolave të gazit, që tregtohen pa asnjë siguri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoteli 3-katesh në pronësi të kësaj familjeje u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?