Rama pritet që të shpallë emrat e qeverisë së re, PS njofton lëvizjen e radhës

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallet qeveria e re, mësohet se në 2 shtator PS do të mbledhë Asamblenë në Pallatin e Kongreseve.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

‘Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!’- shkruan Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Asamblenë e PS, pritet që kryeministri Edi Rama të shpallë edhe qeverinë e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?