2 Marsi në Bulevard/Maliqi: Uragani popullor në mbrojtje të Kushtetutës, deri në rrëzimin e diktatorit të ri

Deputeti Lefter Maliqi ka shpërndarë në rrjetin social facebook, një video të dy viteve më parë, ku fliste në çadrën e ngritur nga PD-ja përballë Kryeministrisë për krimin, drogën dhe varfërinë e mbjedhur nga qeveria ”Rama 2”. Në mesazhin krah video-s, Maliqi thotë se më 2 Mars nis marshimin uragani popull në mbrojtje të Kushtetutës.

Duke mbështetur thirrjen e Presidentit Ilir Meta, deputeti i Beratit thekson se të gjithë bashkë më 2 Mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit deri në rrëzimin e diktatorit të ri, që për të varfëroi, çpopulloi dhe i vrau shpresat shqiptarëve.

”2 Marsi ditë historike, ditë kthese për mbrojtjen e demokracisë dhe Kudhtetutës, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut për të ardhmen e vendit në BE. SHBA-ja dhe BE-ja, bashkë me qendresën e popullit të revoltuar shqiptar, do jenë faktor për zgjidhjen e kësaj krize të rëndë politike, ekonomike dhe të pasigurisë në vend”.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit

2 Marsi dita e bardhë e fillimit te uraganit popullor ne mbrojtje te demokracise dhe Kushtetutes.Te dashur miq pa dallim politik ju ftoj me dt 2 Mars me Kushtetute ne dore rreth flamurit kuq e zi ne pergjigje te thirrjes se Presidentit te Republikës si sovran i unitetit kombetar ne mbrojtje te Demokracise dhe kapjes se Kushtetutes.Si sot dy vjet me pare ne sheshin para Kryeministrise, ne videon me poshte fola per krimin, drogen, korrupsionin, varferinë ku sot pas dy vjetesh eshte shume here me keq.

Te gjithe bashke ne 2 Mars ne Bulevardin Deshmoret e Kombit deri ne rrezimin e Diktatorit te ri qe varferoj, cpopulloj, i vrau shpresat e Shqiptareve, kapi drejtesin, mbushi burgjet me te varfer e opozitar, shantazhoj mediat, aktoret, prokuroret, gjyqtaret, largoj infermieret e mjeket, percau studentet, mbolli shqiperin me droge, kapi drejtesin, institucionet, ktheu parlamentin ne vegel te Rilindjes se krimit, zhvilloi zgjedhje moniste lokale.Aktualisht ky i marre kerkon te kthej vendin ne diktature duke kapur edhe Gjykaten Kushtetuese.

2 Marsi dite historike, dite kthese per mbrojtjen e demokracise dhe Kudhtetutes,per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut per te ardhmen e vendit ne BE. SHBA dhe BE bashke me qendresen e popullit te revoltuar shqiptar do jene faktor per zgjidhjen e kesaj krize te rende politike, ekonomike dhe te pasigurise ne vend.

S’ka kthim prapa, uragani popullor nis ne 2 Mars. Marshimin duke marrë perpara Rilindjen e krimit duke i hapur rruge demokracise dhe te ardhmes se Vendit ne BE. Parlamenti i takon popullit,shperndarja e tij dhe zgjedhjet e parakohshme domosdoshmeri jetike per fatet e vendit.

SHKARKO APP