2 Marsi: Vasili: Beteja për Kushtetutën përballë horrllëkut qeveritar
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, thotë se 2 marsi i thirruar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është për të mbrojtur Kushtetutën përballë anti-ligjit dhe horrllëkut qeveritar. ”2 marsi është vija e ndarjes mes pabarazisë përpara ligjit dhe drejtësisë së barabartë për të gjithë. 2 marsi i jep fundit drejtësisë së blerë, të kapur e të rrëmbyer nga qeveria që e mbron atë dhe dënon egërsisht njeriun e thjeshtë. 2 marsi është beteja për Kushtetutën që duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram-rilindasit idiotë të tij”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
2 marsi i Kushtetutes, perballe antiligjit dhe horrllëkut qeveritar! 2 marsi si takimi mbarepopullor i te gjithe shqiptareve eshte momenti qe ndan gjerat. Mbrojtja e Kushtetutes eshte mbrojtje nga antiligji qeveritar: qe grabit pronen, qe ndeshkon njeriun e thjeshte dhe mbron hajdutet e qeverise, qe dhunon cdo te drejte te njerezve te zakonshem dhe garanton cdo privilegj te çfrenuar te qeveritareve gangstere, qe shkeljen e ligjit e quan normalitet dhe respektimin faj. Qe lejon te grabiten miliarda me koncesione ndersa njerezit e varfer nuk sigurojne dot as buken e perditshme, qe i mbyll gojen fjales se lire dhe paguan fjalen e maskarenjve mediatike te paguar nga qeveria.
Qe lejon te pastrohen parate e pista qe asgjesojne mijra bisnese te ndershme, qe jua ben jeten ferr shqiptareve aq sa ata ikin me mijra nga Shqiperia, qe eshte gati te shkembeje shqiptaret me siriane e bangladeshas, qe e shnderron Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes, qe e shnderron Shqiperine ne Kolumbine e Europes. Qe ua shet edhe Shqiperine edhe Kosoven interesave me te zeza antishqiptare.
2 marsi eshte vija e ndarjes mes pabarazise perpara ligjit dhe drejtesise se barabarte per te gjithe. 2 marsi i jep fundit drejtesise se blere,te kapur e te rrembyer nga qeveria qe e mbron ate dhe denon egersisht njeriun e thjeshte. 2 marsi eshte beteja per Kushtetuten qe duan ta rrembejne dhe ta shqyejne Ram- rilindasit idiote te tij.
2 marsi eshte festa e ligjit dhe e barazise se njerezve te lire. 2 marsi eshte dita e rikthimit te dinjitetit te neperkembur nga degjenerimi arrogant i ram-rilindjes. 2 marsi eshte dita e ndarjes me horrllekun rilindas te antiligjit.