2 minuta fjalim për shkarkimin e Presidentit, Rama largohet nga Kuvendi
Politikë E Mërkurë, 9 Qershor 2021 12:56
Fjalimin më të shkurtër, mbajti kryeministri Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, dhe më pas zgjodhi që të largohej. Rama u largua nga dera e pasme e Kuvendit dhe ishte i shoqëruar nga një eskortë e cila e priste. Mbetet e paqartë nëse kryeministri votoi apo jo për shkarkimin e Metës. Socialistëve u duhen 94 vota të cilat të vetëm nuk i kanë.