2 viktima dhe 343 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 2 pacientë, duke shënuar një rënie të jetëve të humbura. ‘‘Më konkretisht bëhet fjalë për 2 qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç”. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 343 raste të reja me koronavirus nga 3,696 testime të kryera.

”165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë, 5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë, 4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd”.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet Covid po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin raportohet se janë 5,173 raste aktive me Covid ndërsa 333 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 343
Të shëruar në 24 orë 333
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,696
Testime totale 1,448,218
Raste pozitive 206,616
Raste të shëruara 198,263
Raste Aktive 5,173
Humbje jete 3,180

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 2,481
Fier 588
Shkodër 359
Durrës 343
Gjirokastër 244
Elbasan 294
Berat 243
Vlorë 221
Lezhë 137
Korçë 127
Kukës 67
Dibër 69

SHKARKO APP