20 mijë testet nga BE, Tritan Shehu: “Shuplakë” Shqipërisë për çfarë nuk po bën e çfarë duhet të bëjë!
Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaron se 20 mijë kitet e kontrollit për koronavirusin që Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë, janë shuplakë për atë që nuk po bëhet dhe çfarë duhet të bëhet për situatën e COVID-19 në vendin tonë.
Reagimi i plotë i Shehut
BE me 20000 kitet e kontrollit, një “shuplakë” Shqipërisë për çfarë nuk po bën e çfarë duhet të bëjë!
BE dje i dhuroi vendit tonë 20000 kite kontrolli, kur ne kemi realizuar në popullsi vetëm reth 6000 testime!!!
Nëse llogarisim se për një grup të njëkoheshëm analizash, p.sh. prej 50-100 tampona duhet nje kit kontrolli, del që 20000 te tillat të jenë llogatitur për 1-2 milionë testime.
Ky është projeksioni i BE për nivelin e testimeve në Shqipëri, shumë larg kjo nga sa është realizuar apo dhe sa do të realizohen nëse vazhdohet me ritmet e “breshkës”, centralizimin e hermetizimin, që dëmton edhe sigurinë e besushmërinë e procedurave, si dhe rrezikon procesin e “hapjes”.
Këto, si dhe testimet imunologjike duhet e mund t’i ofrohen të gjithë popullsisë; të deklarosh se kjo është e lejuar vetëm për disa profesione është një mënyrë paradoksale të vepruari, ndesh me të Drejtave Themeltare të Njeriut.
Mesazhi e thirja e BE me atë donacion që realizoi, është një “shkundje” e fortë ndaj nesh për testim të gjërë me decentralizim e mobilizim të të gjitha kapaciteteve, (në Gjermani do realizojnë tashme 4 Milionë teste virusologjike në jave duke mobilizuar edhe laboratorët veterinarë)!
Edhe për këtë mesazh thelbësor: test, test, test, ne duhet të falënderojmë thellësisht Brukselin!