20 vite histori kriminale e Dan Hutrës. Mister si u lirua nga gjykata ky monstër krimi
Nga Redion Shtylla-
Vrasje, kanosje dhe përdhunim. Të gjitha kanë një autor. Dan Hutra qëlloi për vdekje 3 gra dhe vetëm fati i shpëtoi tre të tjera, të qëlluara me thikë nga dora e një krimineli, historia e të cilët regjistron mbi 20 vite ngjarje kriminale, nga më të rëndat.
Krimi i parë i 40 vjeçarit, të paktën i regjistruar, shënohet plot 20 vite më parë, në vitin 2003, kur monstra ishte vetëm 20 vjeç dhe e nis me ngjarje tronditëse. Ai dënohet pas përdhunoi kunatën dhe mori peng kunatën tjetër. Ai është arrestuar më 20 maj 2003 nga Komisariati Devoll për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, ndërkohë që është dënuar 2 vite burgim në 2003.
Më pas në vitin 2007 ngjarja që e mbylli për 15 vite në qeli. Ai ekzekutoi gruan e tij të parë Dafina Havalja, të cilën e theri me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi. Gjykata e dënoi 24 vite, do të vuante 16 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky vendim e mbylli një Burgun e Sigurisë së Lartë.
Dhe vuajtja e dënimit për të nuk ka qenë e qetë, teksa fati e vendosi në një qeli me Admir Tafilin. Në vitin 2013 emri i Dan Hutrës del sërish në kronikën e zezë, këtë herë për një ngjarje të denjë për filma aksion. Një tentativë e bujshme arrestimi e përgatitur nga as më shumë e as më pak, Admir Tafilli, një super personazh i njohur i botës së krimit. Dan Hutra ndihmoi në arratisjen por mbeti në burg, ndërkohë që Admir Tafili dhe të tjerë si ikën nga qelitë, disa për të arresuar pak më pas.
Një tjetër tentativë për arratisje e mundshme nga burgu i Sigurisë së lartë të Drenovës me protagonist kryesor këtë herë Dan Hutrën u shmang gati dy muaj pasi nga ky burg arritën të largoheshin 7 të burgosur mes tyre dhe Admir Tafili. 4 fletë sharre hekuri u futën në sektorin e paraburgimit, pikërisht në qelitë e 3 të burgosurve të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e bujshme. Gjatë hetimeve prokuroria e Korçës zbuloi atëherë se fillimit sharrat janë marrë nga i dënuari Dan Hutra, ish-shok qelie me Admir Tafilin. Mjette prerëse ishin futur me ndihmën e gardianëve të burgut.
Sapo është liruar nga burgu, në dhjetor 2021 Dan Hutra është arrestuar për vjedhje banesash në Durrës, ndërkohë që sërish është arrestuar më 1 shkurt 2022 për tentative vjedhjeje banese. Në qershor të vitit të kaluar ai është arrestuar nga policia pas kallëzimit të bashkëjetueses për ushtrim dhune në familje, ndërkohë që është liruar 16 shkurt të këtij viti.
Nuk dihet se kush është gjyqtari që ka marrë këtë vendim për ta lënë të lirë këtë monstër rrugëve të Tiranës, i cili 12 ditët e lirisë i janë dashur vetëm të planifikojë krimet e radhës monstruoze duke marrë jetën e 3 grave të pafajshme, duke plagosur 3 të tjera dhe duke tronditur një vend të tërë.