Viti 2020 për Presidentin Meta: Një vit i vështirë, por shpresë te 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta e mbyll vitin 2020 me një intervistë për Ora News dhe gazetaren Matilda Mcini.

Si ka qenë ky vit që po lemë pas mes dy fatkeqësive, tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë?

Ilir Meta: Do të donim që viti që po mbyllim të ishte më bujar për të gjithë shqiptarët edhe një vit i mundësive më të mira. Por edhe për shkak të një fatkeqësie natyrore si tërmeti, që trashëguam nga viti i mëparshëm, ashtu edhe pandemia, një problem global dhe njëkohësisht edhe menaxhimi jo aq gjithëpërfshirës dhe profesional i kësaj të fundit, ky vit u bë një vit më i vështirë për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare por edhe në përgjithësi për vendin tonë. Të hidhte një hap solid dhe përpara në procesin e integrimit evropian që po përjeton një stanacion prej kohësh.

Megjithatë, një vit i ri po troket dhe në këtë drejtim unë shpresoj dhe besoj që të gjithë, me një angazhim më të madh, me një bashkëpunim më të madh, me më shumë shpresë, besim në vetvete, do të arrijmë që të krijojmë më shumë mundësi për qytetarët tanë, të japim më shumë shpresë për të rinjtë tanë, dhe jo vetëm kaq por edhe më shumë. Sidomos për ata që ndjehen më të përjashtuar, më të papërfshirë, që të besojmë dhe të angazhohemi për një vit më të mirë dhe për një perspektivë më optimiste për familjet tona dhe për vendin tonë.

SHKARKO APP