2021, vit shprese për më mirë

Nga Herion Mesi-

Viti 2020 iku, ashtu me pandemi, me varfëri, pa institucione të plota kushtetuese, pa parlament demokratik; me pak fjalë iku dhe mos ardhtë më një vit i tillë!

Tashmë jemi në 2021.

Njerëzit duan shpresën, punë, demokraci me institucione kushtetuese reale.

Edhe, pothuaj, katër muaj e qytetarët do shkojnë në votimet e 25 prillit ndaj duhet të mos rrijnë në shtëpi ditën e votimeve, por të gjithë të presin para kutisë së votimit për të ndërruar historinë e jetës së tyre.

Këto muaj, deri në votime, do jenë muaj të vrullshëm, përveç dimrit që akoma nuk ka treguar dhëmbët e tij stinor.

Është koha për të ndryshuar drejtimin e vendit, për një PAKT të ri me vetveten sejcili qytetar që të mos besojë më një partie të vetme pushtetin, kushdo të jetë ajo si forcë politike.

Është koha për largimin e Rilindjes, e cila sidomos katër vitet e fundit tregoi veten si një sekt uzurpues të lirive të njeriut dhe thithjes së gjakut të njerëzve të thjeshtë. Sekti Rilindas punoi e punon për oligarkët, kështu që qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm këtë vit.

Asnjë parti nuk fiton dhe nuk duhet të fitojë e vetme!

SHKARKO APP