2023 po ikën pa Avokat Populli dhe pa Reformë Zgjedhore, çështjet e pazgjidhura nga Kuvendi
Punimet për vitin 2023 Parlamenti i Shqipërisë i ka mbyllur me një sërë çështjen pa i dhënë zgjidhje, ku një prej tyre është Reforma Zgjedhore.
Edhe 2023 nuk e gjeti institucionin e Avokatit të Popullit me një drejtues të ri. Përpjekjet ndalën që në muajin mars, me përfundimin e dëgjesave të kandidatëve kryesorë. Teksa herë pas herë, palët i pasonin topin njëri tjetrit, viti i mbyll pa e përcaktuar Avokatin e ri të Popullit.
Drafti për amnistinë fiskale ka mbetur në fazën e shqyrtimit me grupet e interesit. Që nga vitit 2019, kur u prezantua për herë të parë nga kryeministri Rama, nuk është hedhur asnjë hap konkret për miratim. Një sërë pengesash u shfaqën rrugës, si kritikat e ndërkombëtarëve apo kundërshtimet e opozitës.
Ndarja e opozitës apo aksioni i mosbindjes civile e penguan opozitën të miratonte rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, duke mos mundur të sigurojë shumicën e votave. Pavarësisht gatishmërisë së Lulzim Bashës, votat e deputetëve që e mbështesin atë nuk mjaftuan. Në mënyrë të përshpejtuar dhe pa debat kaloi edhe buxheti i vitit të ardhshëm.