21 Janari, analisti Sejamini: Po përdoret politikisht, duhej të ishte zbardhur me kohë

Analisti Neritan Sejamini, thotë se çështja e 21 Janarit vazhdon të përdoret politikisht kur sot pas kaq vitesh duhet të ishte zgjidhur dhe zbardhur.

Për të Partia Socialiste erdhi në pushtet me këtë premtim se do të zbardhte këtë çështje, ndërsa ne sot jemi duke dëgjuar akoma zhurmën politike dhe publike dhe asgjë tjetër përtej kësaj.

”Kjo është një ngjarje shume delikate pasi ka të bëjë me vdekje, ndjenja njerëzore, por dhe një ngjarje e përdorur në mënyrë mizore nga politika. Kam frikë se dhe ky vrull i ri për këtë ngjarje do përdoret politikisht. Kjo ngjarje ishte për një PS që erdhi në pushtet se do bënte drejtësi për të dhe kjo çështje sot të paktën duhet të ishte zgjidhur nga pikëpamja e interesit publik dhe ai politik. Kjo sot duhet të ishte zgjidhur, duhet të ishte zbardhur, por kam frikë se po përdoret prapë politikisht sepse prapë kjo ngjarje në publik po bëhet. Ne jemi duke dëgjuar zhurmën politike dhe publike dhe asgjë tjetër përtej kësaj”,-thotë analisti në ”MCN TV” për emisionin “Të PaEkspozuarit”.

SHKARKO APP