”21 Janari” në SPAK, Bamir Topi: Persona shumë të rëndësishëm të politikës duhet të merren në pyetje

Ish-presidenti Bamir Topi komenton vendimin e Gjykatës së Lartë për t’i kaluar SPAK-ut çështjen e “21 janarit”. Për zotin Topi persona shumë të rëndësishëm të politikës duhet të merren në pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Topi theksoi se SPAK duhet të bëjë një hetim 360 gradë.

Ish-Presidenti la të kuptohej se Berisha dhe Basha janë personat kyç në këtë hetim që pritet të nis nga Prokuroria e Posaçme.

”Nga pikëpamja e juridiksionit, kompetencës, profesionalizmit, tashmë e ka SPAK strukturën që të merret me çështje të ngjarjeve tepër të rënda por dhe me institucionet”- tha Topi.

Kjo dosje do të vendos të pyeten ish-drejtuesit e shtetit dhe ish-drejtuesit e opozitës sepse të gjithë ose kanë dijeni ose gisht në ngjarjen makabre.

SHKARKO APP