”21 Janari” shkon në SPAK, Basha për Zërin e Amerikës: Nuk kam asgjë për të fshehur, unë nuk kam dhënë urdhër…!

Lulzim Basha kritikon përpjekjen e fundit për normalizmin e punimeve të parlamentit mes deputetëve të shumicës socialiste dhe krahut mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, si një bashkëpunim Rama Berisha që do të dëmtojë kryerjen e reformës zgjedhore. Në intervistën për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, zoti Basha ndalet edhe në problemet e brendshme të ndarjes në Partisë Demokratike, si dhe në vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, që çështja e 21 janarit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Zoti Basha thotë se urdhëri për të qëlluar ndaj protestuesve nuk ka dalë nga ai.

Ndër të tjera Basha u pyet: Të ndalemi tek një zhvillim tjetër i po këtyre ditëve në Shqipëri. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, që të regjistrojë një proces penal për ngjarjet e 21 janarit dhe na kallëzim është edhe emri juaj. Në atë kohë ju keni ministër i brendshëm. A i druheni hetimeve për këtë rast?

Lulzim Basha: Aspak. Unë kam kërkuar prej fillimit një hetim të plotë dhe transparent. Sigurisht nuk komentoj asnjë vendim gjykate. Kanë kaluar 13 vite dhe është qartë besoj edhe për familjet e viktimave, që rasti është përdorur për politikë, për përfitime të ngushta politike. Mund të shohim madje edhe njerëz që janë akuzuar natën e 21 janarit, por që pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetarë degësh apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Është një lojë e pistë edhe me gjakun e këtyre katër viktimave të pafajshme.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, viktimat u vranë nga plumbat e ardhur nga ndërtesa e kryeministrisë, në kohën që ju ishit ministër i brendshëm.

Lulzim Basha: Dhe për këtë kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparent, sepse unë personalisht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëzuar nga politika.

Zëri i Amerikës: Ju e përjashtoni çdo mundësi që një urdhër apo udhëzim të ketë dalë nga ju atë ditë?

Lulzim Basha: Pa diskutim.

SHKARKO APP