21 qershori, PD ngre komisionin e integrimit për kandidatët
Partia Demokratike ka ngritur komisionin e integritetit, i cili do të shqyrtojë pastërtinë e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Komisioni i Integritetit është ende në proces ndërtimi dhe pritet nga fillimi i javës të jetë i gatshëm që të shqyrtojë figurat e propozuara nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Gjithashtu burime brenda PD-së thanë se do të jetë kryetari Basha, i cili do të bëjë publikë emrat e kandidatëve në fillim të javës së ardhshme. Synimi kryesor i platformës së dekriminalizimit të Partisë Demokratike është, që në zgjedhjet lokale të 21 qershorit persona me rekorde kriminale të mos jenë pjesë e këtyre kandidaturave.
Ndërkohë që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në bazën e partisë ka përfunduar dhe brenda pak ditësh gjithashtu pritet që forumet e kësaj partie të përzgjedhin kandidatët për çdo bashki dhe komunë të vendit. Në listën aktuale për çdo bashki janë 45 kandidatura që po shqyrtohen nga krerët e PDsë, që të vendosen kandidatët me integritet të lartë
. Dekriminalizimi i Parlamentit ka qenë një nga pikat e shumë kërkuara nga Partia Demokratike si një nga kushtet që ajo të rihynte në Parlament. Pas marrëveshje së arritur në fund të dhjetorit 2014 mes mazhorancës dhe opozitës Kuvendi ka ngritur edhe një Komison të Posaçëm Parlamentar për të prezantuar edhe një ligj se si do të bëhet dekriminalizimi i Parlamentit.