21 tetori, sot Meta në pranga. Një vit më parë Berisha mori masën e sigurisë
Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot më 21 tetor 2024, koincidon fiks një vit pasi u arrestua në Rinas, Jamarbër Malltezi për çështjen Partizani nga SPAK dhe kur Sali Berisha u vu në masën e ”detyrimit për tu paraqitur”. Më pas Berisha pas refuzimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore, më 30 dhjetor u vu në masën e ”arrest shtëpie”. Po ashtu Berishës iu bllokua edhe pasaporta duke mos e lejuar që të dalë jashtë vendit. Nga ana tjetër, GJKKO ka caktuar masën ”detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, por kjo e fundit thotë se nuk i është komunikuar.