22 Marsi, Bumçi: Dita kur instrumentat e pushtetit më terrorist në Europë u mposhtën nga vota

Ish deputeti Aldo Bumçi ka përkujtuar me një shenim në faqen e tij në facebook 22 Marsin.

“Është dita kur të gjithë instrumentat e pushtetit më terrorist në Europë u mposhtën nga VOTA!”, shkruan Bumçi

Ja postimi i polotë:

Në fund të tunelit ka miliona drita!

22 Marsi 1992 është dita historike e zgjedhjeve në Shqipëri.

Është dita kur të gjithë instrumentat e pushtetit më terrorist në Europë u mposhtën nga VOTA!

Është dita kur shqiptarët e kuptuan se nuk mjafton vetëm revolta, rebelimi apo dalja në shesh për t’i dhënë fund të keqes!

Është dita kur shqiptarët e kuptuan se të mos votosh do të thotë të dorëzohesh!

Është dita e pjesëmarjes më spektakolare në historinë e zgjedhjeve pluraliste me 90% të votuesve!

Është dita e 1 milion VOTAVE kundër regjimit!

Mos harro: në demokraci VENDOSIN vetëm ata që VOTOJNË!

#bashkëpërndryshimin

#ShqipëriaFITON

SHKARKO APP