22 Marsi- Festa e pluralizmit shqiptar

Një ndër themeluesit e PD-së, ish- kryetari i kësaj force politike, Tritan Shehu, kujton 22 marsin e vitit 1992, kur në Shqipëri u vendos sistemi pluralist.

Shehu shkruan se ardhja e PD-së në pushtet shënon kthesën e Shqipërisë pas një regjimi gjakatar komunist.

Reagimi i Shehut

Swiss Digital Desktop Reklama

22 Marsi eshte nje Dite e Madhe ne Historine tone.

Swiss Digital Mobile Reklama

Per here te pare ne ecurine e saj, Shqiperia prej asaj date u be pjese reale e aktive e Botes Demokratike e Perendimore.

Fitorja e PD ne ato zgjedhje ishte pa dyshim «kthesa » madhore ne rrugetimin e gjate e te veshtire shqiptar drejt lirise, vlerave, demokracise, perendimit.

Harku kohor i konkretizimit te ketij ndryshimi rrenjesor, per te « shembur » nje diktature gjakatare, privim te te drejtave me thelbesore, aspiratash te mbytura nen dhune, pasojat e nje historie qindra vjecare pushtimesh e largimi nga familja jone europiane, ishte relativisht i shkurter.

Ai « ndricon » me 8 Dhjetor 1990 me Levizjen Studentore, qe u konkretizua ne force reale ndryshuese pak dite me vone me themelimin e PD, shperthen me rrezimin e simboleve te komunizmit me 20 Shkurt duke goditur « forcen » e diktatures e hapur rruge ballafaqimit me krimet e tij, institucionalizon nje pluralizem me 31 Mars, per te triumfuar me tej nje vit me vone me 22 Mars.

Nje « gjerdan » datash e ngjarjesh madhore te pa harrueshme e te shkelqyera per nga vlera e simbolika e seciles keto, per PD si promotore e per te gjithe Shqiperine kjo, qe kulmojne me 22 Marsin e 1992-it.

Ne fakt keto jane shume me teper se kaq, jane themeli e preludi i te gjitha ndryshimeve mahnitese ne terresi te kombit tone ne kete 25 vjecar, ndryshime qe pak dekada me pare as mendjet me optimiste nuk mund t’i enderonin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?