23 vite nga vrasja e Azemit, Presidenti Meta: Energjia dhe guximi i Tij, frymëzim për një Shqipëri si gjithë Europa

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar Azem Hajdarin, në 23 vjetorin e vrasjes së tij, më 12 shtator të 1998. Kreu i shtetit, thekson se energjia dhe guximi i Tij janë frymëzim për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të “Lëvizjes Studentore”, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë”,-shkruan Meta

23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i PD-së, Azem Hajdari, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.

Postimi i plotë

Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa!

SHKARKO APP